
Marcus Thuram
Një “rrufe” ra në Barcelonë, këtë herë nuk kishte të bënte fare me motin, por me Marcus Thuram i cili, me një goditje të mirë me thembër, zhbllokoi sfidën midis Blaugranave dhe Interit pas vetëm 30 sekondash lojë pas një krosi nga shoku i tij i skuadrës Denzel Dumfries.
Një kohë e tillë për të zhbllokuar një sfidë që ia vlen një gjysmëfinaleje të Champions League tashmë hyn në histori, siç theksohet nga të dhënat e Opta-s, në fakt është goli më i shpejtë i shënuar në një gjysmëfinale në historinë e kompeticionit më elitar në rang klubesh (Evropë).
Poll