Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Shënoi golin e fitores, Calhanoglu vlerëson Arsenalin: Vuajtëm prej kundërshtarit, por rëndësi ka rezultati

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e fitores, Calhanoglu vlerëson Arsenalin: Vuajtëm
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu ka folur pas fitores që Interi i tij arriti në “San Siro” përballë Arsenal në Champions League. Ishte pikërisht mesfushori turk, i cili ktheu në gol një 11-metërsh dhe i dha triumfin zikaltërve.

“Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë, Arsenali sigurisht që është ekip i fortë. Megjithatë, rëndësi ka rezultati dhe mbrojtja jonë bëri një punë mjaft të mirë sonte.

19 penallti dhe 19 gola? Shpresoj që të vazhdoj kështu, nuk dua të gaboj. Por mund të them që vuajtëm. Edhe kjo është pjesë e futbollit. Sot kemi punuar shumë mirë edhe pse sakrifikuam tepër.

Rikthimi si titullar pas 3 javësh ishte tepër i vështirë për mua. Sigurisht që më duheshin minuta në këmbë dhe unë i mora ato. Tani jam plotësisht për ndeshjen kundër Napolit në kampionat”, tha Calhanoglu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga