Atalanta do të përballet pas pak minutash me Shakhtar Donetsk, sfidë e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Champions League. Në prag të kësaj sfide ka folur qendërmbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares kuqezi thotë se kundërshtari është i rrezikshëm, por me këtë format të Champions, çdo pikë është e vlefshme.
“Shakhtar Donetsk ka lojtarë të rrezikshëm përpara, duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë. Pësojmë më shumë gola në krahasim me të kaluarën? E vërtetë, por po punojmë. Mundohemi të bëjmë më mirë duke korrigjuar gabimet, siç ka qenë gjithmonë në këto vite.
Në të vërtetë ka shumë ndeshje për të luajtur këtë vit me këtë format të ri të Champions League, por çdo pikë është e rëndësishme nëse kërkon kalimin e turit. Me Arsenalin fituam një pikë të mirë, por kjo është një ndeshje tjetër, me vështirësi të tjera”, tha shqiptari para sfidës.