
Real Madrid – Manchester City është dueli më i rëndësishëm në Champions League që do të luhet ditën e nesërme. Spektakli në këtë përballje është i garantuar me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar 3-2 për spanjollët.
Anglezët do të luajnë gjithçka për gjithçka për të përmbysur fitoren dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër. Nuk do të jetë aspak e lehtë dhe për këtë është mjaft i vetëdijshëm Pep Guardiola. Timonieri i “Qytetarëve” ka pranuar se shanset që skuadra e tij të fitojë dhe të kualifikohet ndaj madrilenëve është vetëm 1%.
“Shanset për ne për të fituar në Bernabeu, dhe të gjithë e dinë, do të ishte… Nuk e di nëse është 1% apo sa, por është minimale.
Përderisa të ekzistojë kjo mundësi, ne do ta shfrytëzojmë atë. Por realiteti i ashpër është se ne jemi larg nga më të mirët këtë sezon. Kemi pasur paraqitje shumë të këqija këtë sezon dhe kemi marrë rezultate të këqija”, ka theksuar Guardiola.