
Mesfushori i Arsenal, Thomas Partey ka folur për ndeshjen e kthimit përballë Real Madrid. Duket se fitorja 3-0 në shtëpi, ende nuk i ka bindur “Topçinjtë” për kualifikimin, duke ditur që shpeshherë madrilenët kanë surprizuar. Ndërkohë që futbollisti i londinezëve shprehet se ekipi thjeshtë duhet të luajë lojën që luan gjithmonë, duke mos komplikuar asgjë.
“Mendoj se e kemi përjetuar këtë shumë herë kur luajmë këtu dhe mendoj se nuk do të jetë diçka ndryshe. Thjesht duhet të jemi të sigurt me topin dhe të përpiqemi të luajmë lojën tonë. Ne të gjithë e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të shkojmë atje me mentalitetin për të fituar. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Dhe unë mendoj se duhet të luajmë lojën tonë, të jemi të sigurt me topin dhe gjithashtu të përpiqemi të gjejmë dobësitë tona dhe të vazhdojmë t’i sulmojmë ato", u shpreh Partey.
Kujtojmë që supersfida mes Real Madrid dhe Arsenal do të zhvillohet më 16 prill, në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Kjo ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të UEFA Champions League, nis në orën 21:00.