Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Sezoni nuk është i dështuar për Bayern”, Tuchel para sfidës me Arsenalin: E kemi arritur objektivin tonë minimal, luajmë në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
“Sezoni nuk është i dështuar për Bayern”, Tuchel
Thomas Tuchel

Bayern Munich do të luajë në një transfertë mjaft të vështirë, teksa do të përballet me Arsenalin në “Emirates Stadium”. Një ndeshje mjaft delikate për gjermanët në çerekfinalen e parë të Champions League, ku do të kërkojnë edhe fitoren për t’i lehtësuar punë vetëm për sfidën e kthimit.

Në prag të kësaj përballjeje ka folur Thomas Tuchel. Trajneri ii bavarezve ka theksuar se ky sezon nuk mund të quhet i dështuar për Bayern, pavarësisht se në Bundesligë janë dorëzuar përballë Bayern Leverkusen dhe se janë eleminuar nga Kupa e Gjermanisë.

“Sezoni nuk mund të cilësohet si i dështuar. Sezoni përfundon në fund. Kritikat janë të merituara, humbëm Kupën, titullin nuk do ta fitojmë, ky është fakt.

Megjithatë, në Champions League ne jemi duke luajtur në një nivel të lartë deri më tani. Ne kemi arritur objektivin tonë minimal. Shumë ekipe të mëdha nuk arritën deri në çerekfinale. Kjo nuk është aq e lehtë. Do të na duhen dy ndeshje të shkëlqyera për të kaluar tutje, por jemi plotësisht të përqendruar.

 Ne duhet të jemi në një nivel të mirë sepse Arsenali është aktualisht skuadra më e fortë në Premier League. Të gjitha analizat tregojnë se ata po bëjnë mirë edhe në Champions League. Ata janë në super formë dhe do të jetë një test i madh për ne”, përfundoi Tuchel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga