Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“S’është e lehtë të fitosh në Champions”, Simeone: I lumtur për triumfin ndaj Dortmund, por ndeshja e kthimit do të jetë e luftuar

Shkruar nga NEWSPORT
“S’është e lehtë të fitosh në
Diego Simeone

Atletico Madrid triumfoi ndaj Borussia Dortmund me shifrat 2-1. Një fitore e rëndësishme për spanjollët që hedhin një hap më shumë drejt gjysmëfinales së Champions League.

Pas kësaj ndeshje Diego Simeone ka theksuar se nuk është aspak e lehtë të fitosh në Champions dhe për triumfin e mbrëmshëm është shumë i lumtur. Pavarësisht kësaj ai deklaron se ndeshja e kthimit do të jetë gjithashtu shumë e luftuar mes dy ekipeve, ndaj ende asgjë nuk ka përfunduar.

 “Në pjesën e parë ne luajtëm mirë, e morëm topin dhe mezi i lejuam të kishin ndonjë situatë para portës sonë. Tani na pret një ndeshje jashtë fushe, në të cilën do të takojmë një ekip shumë të fortë. Ata do të na sulmojnë dhe ne do të duhet të përdorim hapësirat që na hapen si rezultat.

Ju mund ta shihni vetë nga rezultatet në katër çerekfinalet e para se nuk është e lehtë të fitosh në eliminime. Jemi të kënaqur që ia dolëm,” ka theksuar Simeone.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga