
Milan u mposht 1-0 nga Feyenoord në transfertë, takim i vlefshëm për “Play-Off”-in e Champions League. Një humbje që trajneri i italianëve, Sergio Conceicao nuk është aspak i lumtur.
Timonieri portugez pas sfidës nënvizon se fillimisht skuadra e tij duhet të gjejë ekuilibrat e duhur dhe sigurisht që ka shpresa në sfidën e radhës për të kaluar në fazën tjetër të këtij turneu.
“Ju fitoni ndeshje me duele, agresion dhe Feyenoord i kishte të gjithë ata përbërës sonte. Ne jemi këtu për t’i bërë katër muajt e fundit të sezonit të ndryshëm nga gjashtë muajt e mëparshëm.
Duhet të gjithë, duke filluar nga unë, të japim pak më shumë, të rrisim nivelin dhe më pas ndeshjet do të jenë më të lehta. Unë kam një skuadër me cilësi teknike dhe duhet të sjellim karakteristika të tjera që janë shumë të rëndësishme, përndryshe bëhet e vështirë”, ka theksuar timonieri i kuqezinjve.