Liga e Kampioneve përpos dinamikës që fal me duelet e luftuara mes skuadrave me njëra-tjetrën, është një tregues shumë i mirë edhe i paraqitjeve individuale të futbollistëve.
Presioni kohor i 90 minutave lojë, sigurisht që i vë lojtarët para përgjegjësisë që të tregojnë në fushë anën më “Gold” të tyren. Për këtë detaj edhe “Transfermarkt” ka bërë një listë me “Top10” emrat e futbollistëve që kanë pasur më shumë minuta në fushë.
Kryesues i padyshimtë është legjenda e Real Madrid, Cristiano Ronaldo i cili ka luajtur 75,927 minuta ndërsa numëron 918 ndeshje të luajtura në Champions League. I dyti renditet spanjolli, Sergio Ramos i cili numëron 70,461 minuta në fushë me një total prej 816 ndeshjesh.
S’kishte se si të mungonte ylli argjentinas, Lionel Messi por këtë herë ai renditet i 3-ti në listë sa i takon kohës që ai ka luajtur. Ky i fundit ka 70,022 minuta loje në një shumatore prej 853 ndeshjesh.
Përpos tyre në listë gjenden edhe emra të tjerë “BIG” si Raul Albiol, Dani Alves dhe Robert Lewandoski i cili është në vendin e fundit, të 10-tin.
