
Tre disfata këtë edicion në Champions League për Bayern Munchen, e fundit ajo e djeshmja turpëruese ndaj Feyenoord me shifrat 3-0. Për ecurinë jo të mirë të bavarezëve në Ligën e Kampionëve ka zgjedhur të flasë mesfushori Joshua Kimmich në një konferencë për shtyp.
“Renditja nuk gënjen! Duhet të pranojmë se nuk jemi një nga skuadrat më të mira për momentin.
Dje kemi humbur shumë raste, është e lehtë dhe për kundërshtarët të shënojnë. Ne bëjmë shumë gabime, një humbje kaq e qartë të lë një ndjenjë shumë të bezdisshme.
E kam thënë edhe më parë, jemi në mes të një procesi dhe se po bëjmë përparim të mirë. Edhe kur shikoj në dhomat e zhveshjes, nuk shoh dikë që fajëson të tjerët për nj humbje, e cila ishte ndryshe nga periudhat e mëparshme. Jam i bindur se mund të tregojmë një reagim të mirë”, tha Kimmich.