Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Reali i eliminoi nga Champions, Pep Guardiola: Skuadra më e mirë fitoi sërish, ky nuk është viti ynë

Shkruar nga NEWSPORT
Reali i eliminoi nga Champions, Pep Guardiola: Skuadra më e mirë fitoi
Pep Guardiola

Manchester City u mposht sërish nga Real Madrid në Champions League. Madrilenët triumfuan 3-1 në “Bernabeu”, duke eliminuar me rezultat të përgjithshëm anglezët 6-3.

Një disfatë që lë shije të hidhur te City, me Pep Guardiolën që e pranon se mbrëmë sërish fitoi skuadra më e mirë. Ndër të tjera nënvizoi se ky nuk ishte viti skuadrës së tij.

“Pasi pësuam gol në aksionin e parë që nuk mbrojtëm mirë, ishte gjithnjë e më e vështirë. Skuadra më e mirë fitoi sonte. Real Madridi ishte skuadra më e mirë dhe ata fituan, është e merituar.

 Reali është një ekip fantastik, ata meritojnë të kalojnë më tej. Ne nuk e merituam atë, është viti i parë që nuk kemi bërë një sezon të mirë në Ligën e Kampioneve. Ne duhet ta pranojmë atë dhe të luftojmë për sezonin e ardhshëm për të qenë përsëri këtu

Real Madridi sërish fituesi i UCL? Sigurisht, një pretendent. Por ka shumë skuadra të mira.

Kam hasur në Madridin më të mirë në vitet e fundit, ata janë të aftë të kenë zotërime të gjata, të mbrojnë, të vrapojnë, kur duan të shkojnë për presion, kur janë në kundër-zbritje…, urime”, ka theksuar timonieri spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga