Dueli mes Real Madrid dhe Liverpool i cili u luajt në “Anfield” i vlefshëm për raundin e 5 të Champions League, u mbyll me rezultatin 0-1. Shifër kjo e cila e shton “zymtësinë” në ekipin spanjoll.
Nga ana tjetër edhe në LaLiga ekipi i Xabi Alonsos, e shef veten në “ujëra” të turbullta pasi 3 barazimet e marra e kanë larguar tashmë nga kreu.
Sipas “TheAthletic” dhoma e zhveshjes tek “të bardhët” është përçarë pasi stili dhe takikat e trajnerit nuk janë pritur mirë nga skuadra. Edhe pse timoneri i skuadrës, pas ndeshjes me Liverpool tha se është një sezon i gjatë dhe do punohet me përkushtim.
Nëse përqëndrohemi tek renditjet në 2 kampionatet, në Champions League Real Madrid mban vendin e 4-të me 12 pikë. Ndërsa në La Liga, ekipi i Alonsos është i dyti me 33 pikë. Në garë me rivalin e saj Barcelonën e cila udhëheq me 37 të tilla.
