Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Priten 3 rikthime të bujshme, Arteta jep lajmin e madh para ndeshjes me PSG-në

Shkruar nga NEWSPORT
Priten 3 rikthime të bujshme, Arteta jep lajmin e madh para ndeshjes me
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli në një konferencë për shtyp sot në lidhje me dëmtimin e Jorginhos , i cili kohët e fundit u detyrua të mungojë në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League kundër Real Madridit për shkak të një problemi në gjoks.

Paraqitja e fundit e italo-brazilianit daton më 12 prill, kur u zëvendësua në minutat e fundit të barazimit 1-1 kundër Brentford. Përpara ndeshjes së nesërme kundër Bournemouth , Arteta tha:

“Situata ka qenë pak më e komplikuar sesa pritej. Jorginho është mirë, po shërohe. Mendoj se po, nëse gjithçka shkon mirë javën tjetër do jetë gati. Calafiori do të mungojë për këtë ndeshje. Havertz, mendoj se nëse gjithçka shkon siç po shkon tani dhe siç pritet, mendoj se ai do të ketë mundësinë të luajë disa ndeshje këtu gjatë sezonit".

Trajneri tha gjithashtu se ekzistonte mundësia që Havertz, Jorginho ose Calafiori të ishin në skuadër për t'u përballur me Paris Saint-Germain në Francë të mërkurën në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions-it: "Nuk do t'i përjashtoja të gjithë, do të shohim se si do të reagojnë disa prej tyre në ditët në vijim”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga