
Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” ekipin e Manchester Cityt për të bërë mes tyre llogaritë për çerekfinalen e parë mes tyre në Champions League. Sfidë mjaft delikate, e cila vë përballë dy nga ekipet pretendente për trofeun, teksa gjithçka do të startojë në orën 21:00.
Por kjo ndeshje bën me “dhimbje koke” Carlo Ancelottin. Trajneri italian kërkon nga lojtaret e tij të jenë shumë të kujdesshëm, pasi ndëshkimi i tyre me kartont të kuq mund t;iu kushtojë sfidën e kthimit.
Në fakt janë 4 lojtarë që do të bëjnë kujdes sot ndaj anglezve për të mos humbur duelin në “Etihad”. Aurelien Tchouameni, Jude Bellingham, Vinicius dhe Eduardo Camavinga nëse ndëshkohen me karton humbasin automatikisht duelin e kthimit me ekipin e Pep Guardiolës që do të luhet pas 1 jave.