Atletico Madrid ka arritur të fitojë bindshëm në shtëpi ndaj Slovan Bratislavës me shifrat 3-1. Për “Los Colchoneros” golat i realizuan Julian Alvarez në minutën e 16-të dhe Griezman dy herë në minutat 42-të dhe 57-të.
Golin e vetëm për skuadrën udhëtare e shënoi Strelec në minutën e 51-të. Me këtë fitore Atletico ngjitet në vendin e 10-të me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Slovan Bratislava vijon në vendin e fundit me asnjë pikë duke e humbur garën për kualifikim për raundin tjetër.
Ndërsa Lille vuajti ndaj Sturm Graz, por në fund arriti të marrë tre pikë duke triumfuar me rezultatin 3-2. Vendasit shënuan me Sahraoui në minutën e 38-të dhe Bakker në 45+2-të, por më pas u barazuan nga Kiteishvilli në 45+4-të dhe Biereth në minutën e 47-të.
Lille arriti të shënojë golin e fitores me anë të Haraldsson në minutën e 81-të dhe tashmë e sheh veten në vendin e 6-të me 13 pikë të grumbulluara. Ndërsa Sturm Graz në vendin e 29-të me vetëm tre pikë.