
Paris Saint-Germanin do të përballet me Barcelonën këtë të mërkurë, në kuadër të raundit të dytë të UEFA Champions League. Në prag të kësaj supersfide ka folur trajneri i parisienëve, Luis Enrique. Tekniku spanjoll thekson se nuk duhen bërë të njëjtat gabime që u bënë në humbjen përballë Marseille, kjo sepse Barcelona nuk toleron.
“Lojtarët nuk duan që të bësh gabime të thjeshta, por duhet ta pranosh, ata janë njerëz dhe është pjesë e lojës. Por nëse humb të njëjtin numër pasimesh të lehta kundër Barçës, ashtu si kundër Marseille, je i humbur. Si trajner, nuk duhet të zemërohem ose të pranoj që lojtarët bëjnë gabime. Por ne do ta përmirësojmë këtë përballë Barcelonës.
Ky është futbolli, konkurrenca, normaliteti, niveli më i lartë. Marquinhos, në pjesën e fundit të ndeshjes kundër Marseille, ndjeu pak dhimbje. Asgjë serioze, por duhet të jemi vigjilentë dhe të mos marrim rreziqe. Ne na mungon një, Barcelonës i janë dëmtuar tre në një javë”, u shpreh trajneri i Paris Saint-Germain.