
Mesfushori i Milan, Yunus Musah ka folur në prag të ndeshjes së Champions League, ku ekipi i tij do të përballet me spanjollët e Girona. Ashtu si trajneri, edhe Musah është fokusuar të flasë për marrëdhënien me tifozët, duke u kërkuar atyre mbështetje maksimale.
“Tifozët janë të gjithë me ne, nuk na kanë braktisur edhe në momentet më të vështirë dhe s’do ta bëjnë as tani, që nuk është një moment i mirë. Pres një “San Siro” të netëve të mëdha në Champions League që do të trembë kundërshtarin.
Ne duhet të përmirësohemi të gjithë bashkë, duhet të ndjekin trajnerin Conceicao, që sapo ka ardhur dhe po mundohet të fusë idetë e tij dhe pse s’ka pasur kohë. Ai është shumë kërkues sepse e di që ne kemi potencial të madh që nuk e shfaqim në vazhdimësi”, tha Musah.
Kujtojmë se ndeshja Milan – Girona do të zhvillohet këtë të mërkurë në stadiumin “San Siro”. Sfida e vlefshme për raundin e 7-të të Champions League, nis në orën 21:00.