Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Paul Pogba “tradhton” Juventusin dhe Parisin, sipas francezit Champions-in e fiton Interi

Shkruar nga NEWSPORT
Paul Pogba “tradhton” Juventusin dhe Parisin, sipas francezit
Paul Pogba

Pavarësisht se ka lindur pranë Parisit, në “Lagny sur Marne”, dhe ka luajtur për Juventusin për shumë vite në të kaluarën (190 paraqitje me 34 gola), mesfushori Paul Pogba është i bindur për suksesin e Interit në finalen e sonte në Champions League kundër Paris Saint Germain.

Lojtari i lindur në vitin 1993, aktualisht pa ekip dhe gati për t'u rikthyer pas përfundimit të pezullimit të tij për shkak të dopingut (marsin e kaluar) që çoi në “divorcin” e tij nga Juventusi, kur u pyet nga “433”, parashikoi një fitore 2-1 për Interin sonte në Mynih.

Një parashikim i habitshëm që nuk do t'i pëlqejë tifozëve parizienë që ëndërrojnë Champions-in e parë në historinë e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga