E gjithë Katalonja është nën “ethet” e sfidës mes Barcelonës dhe Bayern Munich, takim që do të luhet në orën 21:00 në “Estadi Olímpic Lluís Companys”. Duel ky i rëndësishëm për raundin e 3-të të Champions League.
Por kjo transfertë nuk ka shkuar siç duhet për një nga zyrtarët e bavarezve. Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se një prej pjesëtarëve të klubit gjerman është sulmuar në lagjen Sant Martí.
Madje sipas “ElCaso.cat” atij i kanë vjedhur një iPhone 15, një orë të shtrenjtë dhe portofolin. Hajduti i aka dalë të arratiset. Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush ishte hajduti që sulmoi një nga zyrtarët e Bayern Munich.
Poll
Lexo gjithashtu
CHAMPIONS LEAGUE
Interi 'tremb' këdo, 'zikaltërit' në gjurmët e tripletës
CHAMPIONS LEAGUE