
Mbrëmjen e djeshme Barcelona pësoi një humbje tepër të hidhur ndaj Paris Saint-Germain me rezultatin 2-1. Disfata që katalanasit pësuan në shtëpi, ka bërë që Thierry Henry të kritikojë ashpër Barcelonën për “CBS Sports”.
“Nuk mund të luash në Champions League më atë linjë të lartë në mbrojtje. Kundër ekipeve të mëdha je i ekspozuar në mënyrë të pashmangshme. Çdo lëvizje mund të shndërrohet në gol dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi kundër PSG-së. E kemi thënë prej kohësh, por ata nuk e kanë ndryshuar.
Trajnerët mund të jenë kokfortë me strategjinë e tyre, por në ndeshjet vendimtare kjo mund të jetë e kushtueshme. Barcelona duhet të mësojë të jetë më e kujdesshme nëse dëshiron të kthehet në një ekip pretendent në Europë.