Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Nuk kanë fund problemet për Dortmundin, mungon kapiteni kundër Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk kanë fund problemet për Dortmundin, mungon kapiteni kundër
 

Duket se Borussia Dortmund do të jetë pa kapitenin Emre Can dhe mesfushorin Carney Chukwuemeka kur të përballen me Barcelonën në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions-it të martën.

Sipas “Ruhr Nachrichten”, dyshja mungonin, ndërsa skuadra e Dortmundit udhëtoi për në hotelin e ekipit të tyre përpara ndeshjes vendimtare.

Can u rendit si dyshim nga trajneri Niko Kovac gjatë një konference për shtyp të hënën, ku ai konfirmoi se ish-lojtari i Liverpool-it kishte humbur stërvitjen për shkak të problemeve muskulare.

Arsyeja e mungesës së Chukwuemeka është e paqartë, por i huazuari i Chelseat ka luftuar me lëndime të ndryshme që nga mbërritja në afatin kalimtar të dimrit.

Marcel Sabitzer dhe Nico Schlotterbeck janë gjithashtu jashtë për Verdhezinjtë.

Skuadra e Niko Kovac përballet me një detyrë të vështirë në “Signal Iduna Park” të martën mbrëma, duke u dashur të përmbysë një defiçit 4-0 nga ndeshja e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga