Kroati ka luajtur për kombëtaren “hrvatska” dhe ka qenë një ndër “yjet” e Milanit dikur. Ish-futbollisti kuqezi ka folurme superlativa për ekipin e Milanos dhe ka shprehur habi në fjalët e tij, pasi edhe vetë ai nuk e priste një sukses në fortesën e kampionëve në fuqi të Champions.
“Me aq sa pash ishte një ndeshje gati në perfeksion. Lojtarët u treguan të saktë dhe luajtën të bashkuar. Nuk e prisja një sukses në Bernabeu. Ishte një surprizë për mua. Milani ishte kompakt dhe u tregua agresiv në sulm. Ky ekip meriton fjalët më të mira. Kanë qenë të saktë në pasime. Ky Milan duhet t’a nis nga ndeshja me Madridin ringritjen dhe të shkojë aty ku e meriton.”, u shpreh Boban.
Milani fal golave të Thiaw, Morata që shënoi ndaj ish-ekipit të tij dhe në fund Rejinders mori një fitore që do të përflitet gjatë. Carlo Ancelotti u thye nga skuadra e tij e prreferuar ku ka bërë histori dhe tani gjendet në situatë të vështirë prej paraqitjeve të dobta si në kampionat e në Champions.