Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Një nga ndeshjet më të bukura që do të shikoni nesër”, Luis Enrique: Jemi të motivuar, tregojmë se jemi në lartësinë e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
“Një nga ndeshjet më të bukura që do të shikoni
Luis Enrique

PSG do të presë ditën e nesërme në “Parc des Princes” skuadrën e Liverpool. Një duel shumë i luftuar dhe “titanësh” në Champions League që do të marrë vëmendjen në orën 21:00.

Në prag të këtij dueli ka folur në konferencën për shtyp Luis Enrique. Timonieri spanjoll ka theskuar se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndërsa nënvizoi se do të jetë një nga sfidat më të bukura që do të luhet nesër.

“Jemi shumë të ngjashëm për nga ritmi i lojës, intensiteti, ndoshta nuk jemi aq të fortë fizikisht por kemi një ritëm shumë të lartë. Ndeshja do të jetë intensive dhe e vështirë. Dy skuadra me shumë forca do të përballen me njëra-tjetrën. Kjo është një nga ndeshjet më të bukura që mund të shihni në letër.

Sulmi i Liverpool? Një nga skuadrat më të mira në Europë në vitet e fundit, dhe nuk është vetëm Salah, ka shumë lojtarë shumë të mirë. Është një skuadër shumë e kompletuar, por kjo ndeshje është një mundësi për të treguar se jemi në lartësinë e detyrës. Sa më i fortë të jetë kundërshtari, aq më të motivuar jemi. Nesër është një ndeshje shumë e veçantë. Ne do të përballemi me skuadrën që ka luajtur më mirë në këtë pjesë të parë të sezonit. Të jesh në gjendje të konkurrosh kundër kësaj skuadre është fantastike.

Kvaratskhelia? Kvara mund të luajë në krahun e majtë, si numër 9, ai mund të bëjë diferencën në situatat një me një, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë. Ajo që i dallon sulmuesit tanë është aftësia e tyre për të luajtur në të gjitha pozicionet", ka përfunduar Enrique.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga