
Szymon Marciniak para se të zbarkojë në Shqipëri për të gjykuar në finalen e “Final – Four” me 12 maj do të gjykojë një tjetër sfidë spektakolare. Nga UEFA është përzgjedhur për të gjykuar gjysmëfinalen e Champions League.
Saktësisht duelin mes Inerit dhe Barcelonës, përballje kjo e parashikuar të luhet ditën e martë në orën 21:00. Polaku do të jetë kryesorë në sfidën e Milanos, ku do të vendoset edhe finalisti i parë i Champions League.
Gjysmëfinalja e parë mes zikaltërve dhe katalanasve ka përfunduar 3-3 dhe në 90-të minutëshin e “San Siros” do të luajnë gjithçka për gjithçka.
Ndërkohë vlen të theksohet se vetëm 1 javë më pas do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të jetë kryesorë në “Arenën Kombëtare”, ku do të zhvillohet finalja e “Final – Four”. Në garë për titullin janë Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani, ku gjysmëfinalet janë Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo.