Mbrëmja e sotme në Champions League është mjaft interesante. Duele të luftuara do të luhen në orën 18:45 dhe në orën 21:00.
Në fushë do të zbresin edhe disa lojtarë të Kombëtares shqiptare. Kështu i pari do të jetë Adrian Bajrami, i cili me Benfican do të sfidojë serbët e CrvenaZvezdas. Takim që do të startojë në orën 18:45. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe dueli mes Feyenoord dhe Bayern Leverkusen të Granit Xhakës.
Në orën 21:00 do të luhen 4 takimet e tjera. Kështu një duel spektakolar do të jetë mes Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Arsenalit, takim që do të zhvillohet në “Gewiss Stadium” në Bergamo. Nga ana tjetër Atletico Madrid do të sfidojë Leipzig, ndërsa Brest duelon me Strum Graz.
Takimi i fundit do të jetë mes Monacos dhe Barcelonës. Sfidë kjo që do të luhet në stadiumin “Stade Louis II” në Monaco.