Rezultate surprizë dhe spektakël dhuruan takimet e mbrëmjes në Champions League.
Emocione dhuroi padyshim përballja e luajtur në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Bayern Munich.
Takim i fituar nga spanjollët me shifrat 4-1. Heroi Rafinja me një tripletë personale. Goli tjetër për Katalanasit mban firmën e Leëandoëski, ndërsa barazimin momental e vulosi Harry Kane.
Fitore spektakolare e Manchester City. Anglezët asfaltuan 5-0 Spartën e Pragës, ku minuta kishte edhe për futbollistët shqiptarë. Qazim Laçi ishte si titullarë dhe luajti për gjithë sfidën, ndërsa nga stoli u aktivizuan Rrahmani dhe Krasniqi.
Edon Zhegrova gjen golin e parë në Champions League e këtij sezoni. Sulmuesi shqiptar shënoi në portën e Atletikos së Madridit për t’i hapur udhë përmbysjes së Lille që mori pikët e plota pas fitores 3-1.
Sukses shënoi edhe Inter 1-0 në fushën e Young Boys. Me shifra të njëjta triumfoi edhe Liverpool në Gjermani kundër Leipzig. Ndërkaq, fitore komode shënuan Dinamo Zagreb 2-0 ndaj Salzburgut, teksa Feynoord mposhti 3-1 Benfikën.
REZULTATET:
MANCHESTER CITY - SPARTA PRAGE 5-0
Goli i Nunez
Goli i Haaland
Goli i Foden
BARCELONA - BAYERN MUNICH 4-1
Goli i Raphinha
Goli i Harry Kane
Goli i Lewandowki
YOUNG BOYS – INTER 0-1
Goli i Thuram
LEIPZIG – LIVERPOOL 0-1
Goli i Liverpool
ATLETICO MADRID – LILLE 1-3
Goli i Edon Zhegrovës
Goli i Alvarez
BENFICA – FEYENOORD 1-3
Goli i Feynoord
Goli i Ueda
SALZBURG - DINAMO ZAGREB 0-2
Goli i Dinamo Zagreb