Bayern Munich vazhdon të jetë i pamposhtur këtë sezon në të gjitha kompeticionet dhe do kërkojë ta ruaj këtë trend edhe në duelin me Arsenalin sonte në Champions League, java e 5-të.
Takimi do të mbahët në “Emirates Stadium”, Londër, duke nisur prej orës 21:00. Të dyja ekipet mbajnë kreun me 12 pikë (pikët e plota). Një tjetër sfidë e “zjarrtë” do të jetë edhe në Madrid, Interi sfidon Atletico Madrid.
Fitorja për ekipin nga Madridi në këtë ndeshje është “detyrim”, pavarësisht forcës së kundërshtarit. Atletico regjistron 6 pikë pas 4 ndeshjesh, ndryshe nga zikaltërit që janë 100%.
Duel interesant në “letër” vjen edhe nga Parisi mes PSG – Tottenham. Real Madrid udhëton në Pire të Greqisë karshi Olympiacos, Atalanta e Gjimshitit “përplaset” me Frankfurtin në Gjermani, teksa Liverpool-i i “plagosur” takohet me PSV në “Anfield Road”.
