
Milan do të luajë këtë të martë në shtëpi përballë Club Brugge, sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Champions League. Ndeshja që do të zhvillohet në “San Siro”, do të startojë në orën 18:45. Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i kuqezinjve, Paulo Fonseca.
Ky i fundit thotë se ndaj Brugge duhet fitorja, edhe pse nuk e sheh si ndeshje vendimtare. Ndër të tjera, Fonseca thotë se në janar nuk kanë ndërmend që të afrojnë një sulmues tjetër, pasi kanë lojtarë si Abraham, Jovic dhe Camarda, teksa tek ky i fundit trajneri thotë se beson shumë.
“Ajo që duam është fitorja. Ndeshja ndaj Liverpool ishte ndryshe nga ajo kundër Leverkusen. Përballë anglezëve ne patëm vështirësi të shumta, ndërsa kur u përballëm me Leverkusen ne zhvilluar një ndeshje mjaft të bukur.
Megjithatë ne duhet të fitojmë nëse duam të vazhdojmë në Champions. Por kjo ndeshje nuk është vendimtare, ka dhe 5 ndeshje të tjera, por sfida e nesërme është e rëndësishme.
Sulmues i ri? Jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam. E dimë që nuk është normale të kemi Abraham dhe Jovic jashtë, por Camarda është aty dhe ne besojmë shumë tek aftësitë e tij. Nuk mendoj se kemi nevojë për lojtarë të tjerë në atë pozicion”, është shprehur trajneri portugez i “Djallit”.