Bayern Munich u eliminua nga Champions League, pasi u mposht nga Real Madrid në gjysmëfinale me rezultatin 2-1, në “Bernabeu”.
Por një episod që po komentohet shumë pas përfundimit të ndeshjes është ai i minutës së 103’, kur bavarezët gjetën golin, por arbitri kryesor Szymon Marciniak vërshellu pa mbaruar ende aksioni. Aksioni u ndërpre për pozicion të parregullt, me De Ligt që dërgoi topin në rrjetër, por ky moment nuk u pa në VAR.
Kjo është arsyeja se pse lojtarët e Bayern Munich protestuan në drejtim të kryesorit dhe pse tifozët kanë shpërthyer me akuza në rrjetet sociale.
Poll