
Lajm i keq për PSG- në përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League. Kjo pasi do të mungojë kapiteni i tyre Marquinhos. Ky i fundit mori një karton të verdhë për një faull që bëri ndaj sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz në fillim të pjesës së dytë.
Në këtë mënyrë mbrotjësi do të jetë i pezulluar për sfidën e parë çerekfinale që do ta luajë ndaj fituesit të çiftit Aston Villa – Clube Brugge. Marquinhos mori kartonin e 3-të të verdhë ndaj Liverpool në “Anfield”, ndërsa është ndëshkuar edhe në Paris po ndaj Liverpool dhe ndaj Gironas në fazën e parë të Champions.
Sfidat çerekfinale janë programuar për t’u zhvilluar më 8 ose 9 prill. Me shumë mundësi do të jetë kundër skuadrës së Premier League, e cila ka fituar 3-1 ndeshjen e parë në Belgjikë.