Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Ne e dijmë si funksionojnë këto gjëra!” Jose Mourinho e bën “fakt” se Reali kishte “rekrutuar” arbitrin

Shkruar nga NEWSPORT
“Ne e dijmë si funksionojnë këto gjëra!” Jose
Jose Mourinho

Edhe pse u përpoqën të kapnin në befasi Real Madrid, lojtarët e Benficës nuk shkuan me shumë se humbja 0 – 1. Goli i Vinicius në minutën e 50-të ishte vendimtar, ndërsa ndeshja e kthimit në Champions League, faza e 1/16-ave do të luhet në Madrid, 25 shkurt.

Trajneri i Benficës Jose Mourinho e lanë “nervat” në minutën e 85-të ndeshjes, duke u ndëshkuar me karton të kuq, pas protestave të vazhdueshme. Në përfundim të ndeshjes Mourinho nuk e la me kaq, ai shkoj më tej, duke dhënë deklaratë të fortë:

“Nuk kishte të bënte me pretendimet për të verdhën e dytë të Vinicius... Jo. U përjashtova me të kuq, sepse thashë diçka shumë të qartë. Arbitri kishte një shënim që në thelb thoshte:

‘Tchouameni, Carreras dhe Huijsen nuk mund të marrin karton të verdhë...’ Sepse do ta kishin humbur ndeshjen e dytë. I thashë se kam kaluar 1.400 ndeshje dhe ai e dinte saktësisht se kujt i lejohej të ndëshkonte... dhe kujt jo. Në fund, ai ndëshkoi dikë që të gjithë mund ta shihnin... Ne e dijmë si funksionojnë këto gjëra!”

Poll

Lexo gjithashtu