
Champions League
Gara për një vend në fazën e Ligës në Champions League do të vazhdojë ende për dy ekipe shqiptare. Shkëndija dhe Drita do të zbresin sot në fushën e lojës për të luajtur ndeshjet e tyre të para të turit të dytë.
Kampionë e Kosovës do të përballen në orën 19:00 me Copenhagen në transfertë. Një sfidë tepër e vështirë kjo për Dritën përballë një kundërshtari me histori të mirë në Champions League.
Nga ana tjetër, Shkëndija do të presë në shtëpi në orën 20:00 Stavën e Bukureshtit. Gjithashtu edhe ekipi tetovar si Drita do të përballet me një kundërshtar të vështirë mbrëmjen e sotme.
Poll