
Skënderbeu U-19 - Aston Villa U-19
Ka përfunduar ndeshja e parë mes Skënderbeut dhe Aston Villa, e vlefshme për Champions League U-19. Takimi është mbajtur në “Skënderbeu Stadium”, teksa nuk ka pasur fitues, çka do të thotë se gjithçka është e hapur për takimin e kthimit.
Për këtë grumposhë të Skënderbeut, aktivizimi në të tilla nivele është historike, aq më tepër kundër një prej ekipeve ndër më të njohura në Angli dhe jo vetëm të kësaj grupmoshe.
Fillimisht shënoi për miqtë Wilson, minuta e 37, por Skënderbeu pas 3 minutash barazoi dhe e mbajti ndeshjen në ekuilibër për pjesën tjetër. Sfida e radhës do të mbahet më 5 nëntor.
Poll