Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Ndeshje e rëndësishme”, Xavi: PSG-ja e guximshme, por me mbështetjen e tifozëve duam kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshje e rëndësishme”, Xavi: PSG-ja e guximshme, por me
Xavi Hernandez

Barcelona do të presë mbrëmjen e nesërme skuadrën e PSG-së për të bërë mes tyre llogaritë e çerekfinales së kthimit në Champions League. Katalanasit kanë fituar 3-2 sfidën e parë dhe mbrëmjen e nesërme do të tentojnë një tjetër fitore për të siguruar gjysmëfinalen

Në prag të kësaj përballje ka folur Xavi Hernandez. Trajneri spanjoll është i vetëdijshëm se edhe 90-të minutëshi i dytë i kësaj përballjeje do të jetë mjaft i luftuar. Sigurisht kalimi në gjysmëfinalen do të ishtë diçka fantastike për klubin, lojtarët dhe trajnerin.

“Është shumë e rëndësishme për klubin dhe jam i sigurt se tifozët do të na ndihmojnë. Në eliminimet direkte emocionet kanë rëndësi. Duhet të kontrollojmë shumë veten dhe duhet të tregojmë anën dhe personalitetin më të mirë të ekipit. Aspekti emocional është thelbësor në garat e eliminimit. Jemi mirë, jemi të emocionuar për nesër.

Është një mundësi e madhe për të kaluar në gjysmëfinale. Fitoret gjithmonë sjellin lehtësim, ndërsa disfatat nuk na lejnë të marrim frymë. Për ne është një mundësi e madhe. Ne e dimë se PSG-ja nuk do të rrijë “duarkryq”, pasi kërkojnë edhe ata gjysmëfinalen. Duhet të tregojmë shumë personalitet në fushën e lojës, pasi do të kemi përballë një PSG shumë të guximshme”, ka theksuar Xavi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga