Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Ndaj PSV-së ndeshja më e rëndësishme e sezonit”, Thiago Motta: Shkojmë vetëm për fitore, jo për barazim

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndaj PSV-së ndeshja më e rëndësishme e
Thiago Motta

Juventus do të udhëtojë ditën e nesërme për t’u përballur me PSV Eindhoven për ndeshjen e kthimit në Champions League. Përballja e parë e luajtur në Torino përfundoi në shifrat 2-1 në favor të bardhezinjve. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Thiago Motta ka deklaruar në konferencën për shtyp se kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit tonë. Nesër nuk shkojmë për të barazuar, por pët të fituar. Duhet të jemi skuadër kompakte për të qenë superior ndaj kundërshtarit tonë. Të bëjmë më të mirën për të merituar kualifikimin në raundin e 1/8-ve.

Douglas Luiz nuk do të jetë i disponueshëm as për nesër, shpresojmë ta rikthejmë sa më shpejt. Cambiaso do të jetë me ne. Pas ndeshjes me Interin, përgatitja për një ndeshje kaq të rëndësishme nuk ishte aspak e vështirë. Vijmë nga një fitore e rëndësishme, jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe.”, tha Motta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga