
Në mesjavë do të rikthehen ndeshjet e Champions League, ku ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për raundin e 3-të të këtij kompeticioni. Kështu një nga duelet më interesante është përballja mes Barcelonës dhe Bayern Munich.
Një duel “titanësh” mes dy ekipeve që kërkojnë fitoren. Historia e përballjeve direkte mes dy skuadarve nxjerr favoritë bavarezët, por Barça e Hansi Flick këtë sezon është një “koçkë” e fortë.
Për këtë përballje ka folur Vincent Kompany, i cili ka theksuar se do të jetë një ndeshje e veçantë dhe nuk mund ta parashikojnë se si do të jetë sfida. Ndër të tjera foli edhe për Hansi Flick, i cili në të kaluarën ka drejtuar Bayern Munich.
“Ka trajnerë që kanë bërë shumë për Bayernin dhe Hansi Flick është një prej tyre. Sigurisht, do të jetë një ndeshje e veçantë për të dhe për ne. Në fund, ne të dy duam të fitojmë. Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë, por me siguri që të dyja skuadrat i pret një përplasje gjigante dhe do të bëjmë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv ndaj Barcelonë”, ka theksuar timonieri i bavarezve.