
Inter – Barcelona ishte një nga ndeshjet më spektakolare të zhvilluara në këtë sezon. Zikaltërtit triumfuan në gjysmëfinalen e dytë me shifrat 4-3, duke u kualifikuar në finalen e Champions me rezultat të përgjithshëm 7-6.
Një ndeshje mjaft e luftuar, e cila bëri që tifozët të përjetonin emocione të mëdha. Por për të parë një spektakël të tillë nga shkallët e stadiumit mungoi Gianni Infantino. Por kurrësesi nuk mund të humbiste këtë përballje.
Presidenti i FIFA-s pavarësisht se nuk ishte në tribunën kryesore të “San Siros”, ai e ka ndjekur nga ekrani i telefonit këtë sfidë. Pikërisht kreu i FIFA-s ka postuar një foto të tij në rrjetet sociale, ku në dorë mban një telefon duke ndjekur Inter – Barcelona.
“Duke ndjekur futbollit nga kudo ku jam”, ka shkruar Infantino, teksa e ka shoqëruar edhe me emoi të formë zemre në ngjyrat zi dhe kaltër, si një mënyrë për të përshëndetur Interit për kalimin në finalen e madhe të Champions.
View this post on Instagram