Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka folur pas humbjes së mbrëmjes së sotme përballë Interit në transfertë. Kujtojmë që “Topçinjtë” u mposhtën 1-0, me golin e shënuar nga Hakan Calhanoglu.
“Gjëja më e keqe e mbrëmjes është rezultati dhe jo performanca. Po përballeshim me një prej skuadrave më të forta në Europë. Ne këmi përgjegjësi për humbjen, mund të kishim shënuar të paktën dy gola. Në fund ishin dy raste që vendosën rezultatin.
Arbitrimi? Nuk i kuptova këto dy vendime, nuk e kuptova penalltinë dhe nuk e kuptova pse nuk na dha penallti kur Merino u godit në fytyrë. Nuk mund të bëjmë asgjë për arbitrimin, fatkeqësisht thjesht duhet të ecim përpara”, ka thënë Arteta.
Poll
Lexo gjithashtu
CHAMPIONS LEAGUE
Interi 'tremb' këdo, 'zikaltërit' në gjurmët e tripletës
CHAMPIONS LEAGUE