
Sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi, foli për Sky Sport në fund të ndeshjes së Champions League të fituar 4-0 ndaj serbëve të Red Star në të cilën u zgjodh ‘Lojtari i ndeshjes’ nga UEFA. Bomberi Iranian ishte autor i golit të 4-të dhe në intervistën pas ndeshjes nuk ngurron të tregojë qartë synimet për fitimin e Champions League.
“Jam i lumtur që kam shënuar sonte. Falënderoj shokët e mi të skuadrës që më ndihmuan, ishte e mrekullueshme për mua. Jam entuziast, m’u desh pak kohë për të shënuar, por gjithmonë kam luftuar për duke u përpjekur të bëj më të mirën në stërvitje.
Objektivi është të shkojmë në finale dhe të shpallemi kampionë sepse Interi duhet të fitojë çdo ndeshje. Ne do të përqendrohemi në çdo ndeshje, për të arritur deri në fund”, tha Taremi.