Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Mourinho kthehet 15 vite pas: Me Barcelonën ishte humbja më e mirë në karrierën time

Shkruar nga NEWSPORT
Mourinho kthehet 15 vite pas: Me Barcelonën ishte humbja më e
Jose Mourinho

Interi dhe Barcelona do të përballen sërish në gjysmëfinale të Champions League pas 15 vitesh. Herën e fundit, ishin zikaltrit që kalonin në finale pas një humbjeje në “Camp Nou”, por arritën kualifikimin.

Për këtë sfidë, është rikthyer të flasë ish-trajneri i Interit në atë kohë, Jose Mourinho. “Të luash me 10 lojtarë në Barcelonë bëhet epike, bëhen heronj. Duhet të merrni më të mirën nga të gjithë.

Mendoj se isha i shkëlqyer në mënyrën se si organizova ekipin. Ne u mbrojtëm me të gjitha forcat, me zemër, me shpirt. Kjo është humbja më e mirë në karrierën time. Ne dhamë gjithçka, humbëm 1-0, por arritëm në finale”, u shpreh Mourinho.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga