
Interi arriti javën e kaluar një fitore të madhe në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munich me shifrat 2-1. Triumfi i arritur në Gjermani e çon ekipin zikaltër me “një këmbë” në gjysmëfinale të Champions League.
Të mërkurën në mbrëmje, Bayerni do të provojë një mision shumë të vështirë, por jo të pamundur. Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, skuadra e Interit ka kryer edhe sot stërvitjen e tyre.

Mes lojtarëve që po stërviteshin, ishte edhe Federico Dimarco që nuk është në formën e tij më të mirë optimale. Ajo çfarë po bën bujë është një moment kur anësori italian bën sprint në stërvitje.
“Mos sprint, mos sprint”, dëgjohej zëri i trajnerit Simone Inzaghi kundrejt Dimarcos. Kjo për shkak se italiani vjen nga një dëmtim dhe tekniku i zikaltërve nuk dëshiron të rrezikojë një lëndim tjetër.