Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Merino i bindur: Në Bernabeu shkojmë për fitore, kemi mentalitet fitues

Shkruar nga NEWSPORT
Merino i bindur: Në Bernabeu shkojmë për fitore, kemi mentalitet
Mikel Merino

Arsenali do të udhëtojë ditën e nesërme në Spanjë për të luajtur çerekfinalen e kthimit me Real Madrid . “Topçinjtë” kanë fituar 3-0 në sfidën e parë mes tyre dhe mbrëmjen e nesërme do të synojnë dhe kërkojnë të administrojnë rezultatin për të kaluar në gjysmëfinalen e Champions League.

Para kësaj përballjeje ka folur Mikel Merino. Spanjolli është autori i një prej golave të shënuar në sfiën e parë, teksa ka theksuar se pavarësisht se kanë avantazhin e takimit të parë, sërish në “Bernabeu” do të shkojnë për të fituar.

“Një përmbysje nga Reali? Ata kanë bërë shumë përmbysje deri tani, por jo me ne. Ne do të shkojmë atje për të luajtur lojën tonë, do të shkojmë me mentalitet fituesi, Është një sfidë e vështirë, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet do të ecim gjatë. Kemi dëshirë të madhe për përballjen e nesërme dhe mezi presim të bëjnë gjëra të bukura ndaj tyre.

Prioriteti është të jemi besnikë ndaj stilit tonë të lojës, ne duhet të luajmë si skuadër. Të luajmë ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë këtij sezoni. Ne kemi shumë respekt për të gjithë rivalët tanë, duke përfshirë Real Madridin, por për të ecur përpara duhet mentalitet dhe të mos kesh mëshirë ndaj kundërshtarëve.

Dean Rice? Është një lojtar enkas për ndeshjet e mëdha. Është Unik, atëherë kur duhej tregoi se çfarë është i zoti të bëjë. Jemi të oumtur që e kemi në skuadër”, ka theksuar spanjolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga