Ministri francez Bruno Retailleau ka kritikuar ditën e sotme shpalosjen e një pankarte gjigande “Palestina e Lirë” në ndeshjen e Championsit ndërmjet PSG dhe Atleticos. Pankarta u shpalos përpaar se të niste supersfida.
Ministri Bruno i cili ëshët Miistri i Brendshëm, fajëson presidentin e klubit të Parisit si përgjegjës. Ministri është shprehur se nuk dëshiron t’ia dijë se si u vendos po se ku u vendos dhe kjo ka ndodhur në stadiumin e klubit në pronësi të sheikut nga Katari. PSG vetë ka deklaruar:
“Paris Saint Germain kujton se Parc des Princes është dhe duhet të mbetet një vend kungimi i pasionit për futbollin dhe kundërshton me vendosmëri çdo mesazh të natyrës politike në stadiumin etij.”, u shpreh klubi parizien në një deklaratë zyrtare rreth çështjes së banderolës.
Mundësia që mund të ketë sanksione nuk është përjashtuar nga Ministria përgjegjëse franceze. UEFA ka konsideruar rastin sit ë panevojshëm për marrjen e masave disiplinore pasi parizienët janë një ekip që i ndalon fyerjet dhe mesazhet politike. Sipas organit më të lartë të futbollit flamuri që u shpalos nuk është një rast provokativ apo fyes, e dnaj nuk do të hetohet më tej.