Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

"Mësojmë nga humbja me Barcelonën", Harry Kane i qetë: Nuk ka nevojë për panik

Shkruar nga NEWSPORT
"Mësojmë nga humbja me Barcelonën", Harry Kane i
Harry Kane

Harry Kane ka folur për atë humbje turpëruese në Champions League përballë Barcelonës. “Bomberi” anglez i Bayern Munich është shprehur se nga ajo humbje duhet të mësojnë. Ndër të tjera, Kane thotë se kjo humbje nuk duhet të krijojë panik as te lojtarët dhe as te tifozeria.

“Duhet të luajmë më me pjekuri dhe të mësojmë prej saj. Mendoj se ka pasur një moment kur ne dukeshim të rrezikshëm, por ndoshta ne u larguam shumë, duke u përpjekur të luanim topin e fundit shumë shpejt. Nëse do të kishim më shumë posedim në vend që të nxitonim, do të kishim shanse më të mira.

Por nuk ka nevojë për panik, është koha të mësosh dhe të bësh më mirë herën tjetër. Pësimi i tre golave në pjesën e parë jashtë shtëpisë nuk ishte një fillim i mirë për ne. Ne patëm një periudhë në fraksionin e parë ku dukeshim vërtet të rrezikshëm, por Barcelona luajti mirë dhe ne nuk shfrytëzuam kohën. Më pas ne u ndëshkuam në tranzicion”, është shprehur Kane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga