
Bayern Munich nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Real Madrid në “Allianz Arena”. Një përballje ‘titanësh’ mes gjermanëve dhe spanjollëve, të cilët luftuan, por nuk ia dolën që pas 90-të minutash të kishtë një fitues.
Një nga herojnt e kësaj sfide ishte padiksutim Harry Kane. Sulmuesi i bavarezve ia doli të gjente nrrugën e rrjetës me anë të një penalltie, ndërsa pas sfidës shprehet se në Madrid të tijtë do të luajnë për të fituar dhe për të kapur finalen. Trofeu i Champions është objektivi i tyre dhe se do të bëjnë gjithçka për të fituar, ndonëse në sfidën e mbrëmshme sipas tij meritonin më shumë, por futbolli i tillë është.
“Takimet në Champions janë më të veçanta dhe për këtë nuk kam asnjë diskutim, pavarësisht se kam luajtur në kompeticione të ndryshme. Çdo lojtarë e dëshiron të luajë në nivele kaq të larta. Kemi një javë impenjative para duelit të kthimit. Është e qartë se Champions-i është fronti kryesore që ia kemi vënë syrin në fillim të sezonit dhe duam t’i shkojmë deri në fund. E di se do jetë e vështirë në Madrid, por e kemi misionin e qartë, fitore dhe kualifikimin për në finale. Fakti që një pjesë e mirë nga grupi i kundërshtarit janë kalitur në të tilla nivele, nënkupton se kanë eksperiencën e duhur për ta kthyer situatën në favor.
Mund të kishim marrë më shumë se barazim, por ky është futboll. Më pëlqyen shumë element nga loja jonë, sidomos reagimi me nisjen e pjesës së dytë. Gjithsesi kam edhe disa rezerva”, përfundoi ish-sulmuesi i Tottenham.