
PSG-ja ia doli të siguronte një nga biletat e çerekfinales për në Champions League. Skuadra e Luis Enriques mposhti pas gjuajtjes së penalltive ekipin e Liverpool.
Një ndeshje spektakolare nga parizienët, ku pas sfidës ka folur presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. Ky i fundit ka theksuar se të gjithë në klub e besuan se mbrëmë mund të shkruhej historinë.
“Kjo është një mbrëmje e mrekullueshme për ne, për klubin, për historinë tonë. Kam folur me lojtarët para ndeshjes dhe u thashë se mund të bëjnë historinë e tyre sot.
Nuk ishte e lehtë dhe ne duam të tregojmë respekt për Liverpoolin, i cili është një ekip i madh, një nga më të mirët, nëse jo më i miri, në botë për momentin. Lojtarët tanë, trajneri, stafi… sinqerisht, të gjithë ne e kemi ëndërruar këtë. Është punë e shkëlqyer. Do të festojmë sonte, por ka ende një rrugë të gjatë përpara.
Ishte një lojë e vështirë këtu në Anfield. Por ishte nata perfekte për ne”, ka theksuar kreu i PSG-së.