Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

"Mbappe është i motivuar", Hakimi 'kërcënon' Barcelonën: Ne jemi këtu për të fituar

Shkruar nga NEWSPORT
"Mbappe është i motivuar", Hakimi
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi ka folur në prag të ndeshjes së kthimit që Paris Saint-Germain do të luajë në transfertë përballë Barcelonës. Para kësaj sfide të vlefshme për çerekfinalet e Champions League, Hakimi thotë se në qytetin spanjoll kanë ardhur vetëm për fitore.

“Kemi ardhur me shumë dëshirë për të ndryshuar atë që ndodhi në ndeshjen e parë. Ne jemi këtu për të fituar. Kemi folur me njëri-tjetrin, duhet të qëndrojmë së bashku për të arritur fitoren”, tha fillimisht Hakimi.

All - Paragraf - 3

Më pas, mbrojtësi i djathtë maroken foli edhe për situatën e Mbappes. Ky i fundit po akuzohet që nuk po luan si profesionist që kur mori vendimin për t’u larguar, por Hakimi thotë të kundërtën.

“Ndjej se Mbappe është shumë i motivuar, ashtu si gjithë ekipi. Ai e di se çfarë duhet të bëjë”, tha marokeni për sulmuesin francez.

Kujtojmë që sfida Barcelona-PSG do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj së marte, në stadiumin “Camp Nou”, duke startuar nga ora 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7