
Luis Enrique, duke folur për "Sky Sport" në prag të finales së Champuions-it kundër Interit, shprehu kënaqësinë e tij që kishte arritur këtë moment historik.
Këto janë deklaratat kryesore të trajnerit të Paris Saint-Germain: "Jemi shumë me fat që mund të luajmë ndeshjen më të mirë. Jam krenar që kam arritur deri këtu me Paris Saint-Germain, do të luajmë kundër një tjetër skuadre të shkëlqyer".
Për Interin? Do të jetë pak më ndryshe të përballemi me një ekip si Interi, i cili luan me dy sulmues të pastër. Objektivi është ta sjellim lojën në anën tonë, ku besojmë se jemi më të fortë. Duhet ta mbajmë topin, kjo është thelbësore. Duhet të vazhdojmë të luajmë siç kemi bërë deri më tani.
Për dëshirën e PSG-së për të fituar Championsin? Klubit po i mungon ky trofe. Ka pritje dhe presion, por edhe vetëdije.
Për lojtarët e rinj? Lojtarët e mi të rinj kanë përvojë, sepse kanë luajtur shumë ndeshje. Përvoja fitohet duke luajtur, unë kurrë nuk kam pasur frikë t'i lejoj lojtarët e rinj të luajnë. Më pëlqen që më të mirët duhet të luajnë”.