
Paris Saint-Germain ka bërë një hap të madh drejt finales së Champions League. Skuadra parisiene ka arritur të mposhtë në transfertë mbrëmjem e sotme Arsenalin me rezultatin 1-0.
Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Dembele që në fillimin e takimit. Gjithashtu dhe “topçinjtë” arritën të shënonin me Mikel Merinon, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Arsenali provoi edhe shumë herë të tjera, por ishte për t’u vlerësuar dhe paraqitja e portierit Donnarumma. PSG arrin të marrë një fitore që e çon me një “këmbë” drejt finales. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën që vjen më 7 maj në Paris.
Arsenal 0 – 1 Paris Saint-Germain (Dembele 4’)
47’ Shënon Arsenali me Merinon, por goli nuk vlen për pozicion jashtë loje
4’ GOL PSG! Realizon Dembele
1’ Shkelmohet topi i parë në Londër
FORMACIONET ZYRTARE:
Arsenal (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Kiëior, Lewis-Skelly; Odegaard, Rice, Merino; Saka, Trossard, Martinelli.
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Ruiz, Vitinha, Neves; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
Champions League: Gjysmëfinale
Stadiumi: Emirates Stadium
Arbitër: Slavko Vincic