
Bayern Munich ka arritur të fitojë ndeshjen e parë ndaj Celtic në transfertë me shifrat 2-1, golat për bavarezët i shënuan Olise dhe Kane ndërsa për vendasit Maeda.
Benfica ka mposhtur në transfertë Monacon falë një rezultati vendimtar 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi grek Pavlidis. Një ndeshje që shkoi për poshtë për vendasit, pasi u ndëshkuan me karton të kuq që në fillim të pjesës së dytë.
Milani është mposhtur në Holandë në aktin e parë ndaj Feyenoord me shifrat 1-0. Goli që vendosi këtë takim u realizua nga Paixao që në fillim të sfidës në minutën e tretë.
Feyenoord 1 – 0 Milan (Paixao 3')
Celtic 1 – 2 Bayern Munich (Maeda 79' / Olise 45', Kane 49')
Monaco 0 – 1 Benfica (Pavlidis 48')